ASH-ja deklaron se nuk e kundërshton idenë e kryeministrit shqiptar por për to ka një sqarim se pse BDI-ja këtë propozim e bën pikërisht tani.

Sipas sekretarit të përgjithshëm të ASH-së, BDI-ja ka pasur mundësi ta realizojë këtë gjë në të gjithë zgjedhjet e kaluara kur ka qenë, por se tani situata ka ndryshuar.

“Sot, z. Ziadin Sela me rejting është përpara Ali Ahmetit. Do të dalin së shpejti (anketat) edhe për partitë politike, e shihni pse e lansojnë idenë e kryeministrit shqiptar për të cilën absolutisht ASH-ja nuk është kundër. Por, e parashtrojmë pyetjen pse gjashtë mandatet e kaluara asnjëherë nuk e kanë bërë këtë punë”, tha Arben Taravari, sekretar i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët.

Flash Lajme

Më të lexuarat