Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela theksoi në emisionin “Rruga drejt” në Alsat se partia e tij vazhdon të jetë e mendimit se periudha më e përshtashme për zgjedhjet parlamentare është fundi i korrikut apo fillimi i gushtit, pasi që në atë hark kohorë kthehen edhe mërgimtarët.

Sipas tij, më e mira do të ishte që zgjedhjet të mbahen atëherë kur qytetarëve nuk u kanoset ndonjë rrezik nga ndonjë virus apo ndonjë pandemi, por në duke qenë se pandemia, siç shihet thotë ai, do të zgjasë, atëherë zgjedhjet duhet të mbahen atëherë kur qytetarët janë më pak të rrezikuar. Negociata mes partive, thotë Sela, vazhdojnë dhe bisedimet rrotullohen rreth datave 12 dhe 15 korrik.

I pyetur se a do të pranojë ASH koalicion me LSDM-në ose VMRO-në pasi të dalin rezultatet e zgjedhjeve, Sela thotë se nuk do të bënte kur rolin e aktorit që do të nxiste lojën që Nikolla Gruevski bënte me shqiptarët. Këtu Sela sqaron, se në periudhën kur Gruevski ishte në skenën politike në vend, një parti shqiptare e merrte ne qeveri, ndërsa tjetrën e linte tek dera, në mënyrë që nëse partia në qeveri kërkonte diçka nga platforma, të mund ta menaxhonte siç i leverdiste. Ai thotë se shpreson që shqiptarët të mos përkrahin koalicione që nuk sjellin diçka thelbësore për shqiptarët. Sela thotë se sa i përket koalicionit, do të pranojnë një të tillë me këdo që pranon programin e ASH, pasi që aty ndodhet premtimi që kjo parti u ka bërë shqiptarëve.

Flash Lajme

Më të lexuarat