Në Maqedoninë e Veriut vijojnë rastet me koronavirus. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në krahasim me ditën e djeshme ka më pak raste.

Në 24 orët e fundit janë bërë 776 testime dhe janë regjistruar 101 raste të reja me Kovid19.

Sa i përket qyteteve Shkupi vazhdon me më shumë raste, edhe ate 56, më pas radhitet Tetova me 19 raste, Kumanova me 13 raste, Shtipi me 3 raste, Manastiri dhe Resnja me nga 2 raste si dhe me nga një rast në Dibër, Strugë, Veles, Ohër, Gostivar.

Po ashtu bëhet e ditur se 5 pacientë kanë ndërruar jetë, një nga Shkupi, dy pacientë nga Kumanova, një pacient nga Struga dhe një nga Gostivari. Ndërsa një lajm i mire është se sipas Institutit të Shëndetit Publik 22 pacientë janë shëruar: Shkup 11, Tetovë 10, Veles 1.

Maqedonia e Veriut deri tani ka bërë bërë gjithsej 51.160 teste. Numri i përgjithshëm i kovidit të diagnostikuar në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 5106, numri i pacientëve të shëruar është 1926, ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 2942. (INA)

Во последните 24 часа се направени 776 тестирања, а регистрирани се 101 нов случај на ковид-19.- Скопје 57- Куманово…

Gepostet von Министерство за здравство / Ministria e Shëndetësisë am Sonntag, 21. Juni 2020

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All