Nga 759 persona kërkesa e të cilëve ishte miratuar për te votuar sot, gjithsej të drejtën e votës e shfrytëzuan 723 votues. Arsyeja që numri i përgjithshme i këtyre personave ndryshoi nga të dhënat e KSHZ-së që i njoftoi paradite është se ndërkohë janë përpunuar ankesa të reja dhe në bazë të ankesave janë miratuar kërkesa të reja për votim.

KSHZ njofton se nuk do të publikojë rezultate nga votimi i sotëm dhe votimi i nesërm por që do të bëhen të ditura vetëm numrat e pjesëmarrësve.

“Nga votimi i sotëm, publikojmë vetëm pjesëmarrjen, jo numrat. Fletëvotimet mbeten të mbyllura në zarfe, të cilat gjenden në kutitë e votimit. Kështu do të jetë edhe gjatë votimit të nesërm. Konfidencialiteti është i garantuar dhe nuk ka asnjë mënyrë për të hapur këto fletëvotime, e as të kontrollohet se kush për kë ka votuar. Të gjitha këto fletëvotime do të mbesin të mbyllura së bashku me fletëvotimet e 15 korrikut dhe të njëjtat nuk do të hapen deri në fund të procesit të votimit, tha Boris Kondarko, anëtar i KSHZ-së.

Në zgjedhjet e 10 parlamentare në Republikën e Maqedonisë së Veriut të drejtë vote kanë një milion e 814 mijë e 263 qytetarë. Nesër do të votojnë personat e sëmurë dhe të pafuqishëm, numri i të cilëve është 8.852, të burgosurit prej gjithsej 13 institucioneve ndëshkimore numri i të cilëve është 1.657 si dhe gjashtë persona të zhvendosur brenda vendit. Në 17 shtëpi pleqsh të drejtën e votës pritet ta realizojnë 357 votues.

Flash Lajme

Më të lexuarat