Foto: CivilMedia

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka shprehur sërish dyshime për manipulim të votave nga ana e BDI-së, sidomos në Kërçovë.

“Ftojmë KSHZ-në, BDI-në, cilëndo parti, secilën organizatë ndërkombëtare, secilën palë të interesuar apo të obliguar për të pasur Drejtësi, të zgjedhë një vendvotim, cilindo qoftë, në Zajas!

Më pas le të krahasohet numri i atyre që kanë votuar me numrin e personave që jetojnë atje, përfshi dhe ata që kanë bërë hyrje dalje në kufi!

Nëse shifrat përkojnë ne jemi gati të pranojmë rezultatet aktuale zgjedhore që sot, dhe të dhurojmë të gjithë mandatet tona, por nëse këto shifra nuk do të përputhen atëherë ne presim që të zbatohet Ligji!”, është shprehur Taravari.

Ai në fund ma shkruar:Ne meritojmë Zgjedhje/Jo Vjedhje!Tash Është Koha!

Flash Lajme

Më të lexuarat