Deri sa të gjithë vendet fqinje dhe të rajonit janë duke përgatitur masa për ta përballuar krizën ekonomike dhe për ti rikuperuar dëmet të cilat i ka shkaktuar virusi korona, vendi ynë për momentin nuk ka ndonjë strategji.

Ndërkohë, qytetarët kanë frikë se agjentët e përmbarimit pas pushimit të gjatë, këtë herë do të jenë më “agresiv”, ndaj ekzekutimit të punës së tyre dhe aspak nuk do të tolerojnë. Sipas të dhënave të Bankës Kombëtare, më shumë se 106.000 llogari u bllokuan deri në muajin mars, nga të cilat 26.000 u përkisnin kompanive dhe 80.000 qytetarëve

Për shkak krizës shëndetësore të krijuar me virusin Korona dhe gjendjes së jashtëzakonshme, Qeveria e Maqedonisë së Veriut më 25 mars, përmes një dekreti me fuqi ligjore e ndaloi veprimtarinë e përmbarueseve. Sipas këtij dekretit, puna e tyre do të duhej të fillonte më 1 korrik, por në dekretin me fuqi ligjore u bë ndërhyrje dhe fillimi i punës për përmbaruesit u vendos që të filloj 30 ditë pas mbarimit të gjendjes së jashtëzakonshme. Pas një pushimi afër katër muajsh, ata do të rifillojnë me punë prej ditës së sotme më 24 korrik. Nga sot përmbaruesit do të dërgojnë vendime për mbledhjen e detyruar të borxheve dhe do të fillojnë me bllokimin e llogarive bankare.

PËRMBARUESIT, PA KUFIZIME LIGJORE

Nga Oda e Përmbarueseve të Maqedonisë së Veriut, shpresojnë se nuk do të ketë prapë vazhdim të anulimit të kësteve në banka, për shkak se numri i lëndëve ka rënë për 40 për qind në krahasim me vitin e kaluar. Kjo ka ndodhur për shkak virusit korona, me çka i detyroi autoritetet qeveritare ti anuloj pagesat e kredive nga qytetarët si dhe të hyrat e tyre u kanë rënë dukshëm. Kryetari i Odës së Përmbarueseve, Zoran Dimov, e konfirmoi në media se nga sot përmbaruesit do të fillojnë me punë dhe bëri të ditur se ata janë të gatshëm të fillojnë punën e tyre dhe të dërgojnë vendimet e para të përmbarimit dhe teknikisht tani ata nuk kanë ndalim për punë. “Përmbaruesit kanë punuar edhe gjatë kohës së krizës. Ata nuk janë ndalur së punuari, por morën kërkesë nga Qeveria për ndalimin e ekzekutimit të vendimeve, gjatë gjithë kohës së jashtëzakonshme dhe gjendjes së krizës shëndetësore me virusin korona. Përmbaruesit u lejuan vetëm t’i përgatisin rastet. Tani rastet e mbledhura nga periudha e kaluar do të jenë në gjendje të ekzekutohen nga sot”, u shpreh Dimov.Koha.mk

Flash Lajme

Më të lexuarat