Përmes një kumtese për media, VMRO ka akuzuar LSDM-në për zhvatjen e parave të qytetarëve, prëmes rastit ‘Haraçi’.

Sipas VMRO-së, milionat kanë përfunduar në duart e vëllezërve Zaev, përcjell INA

“Por, jo vetëm familja Zaaev, në këtë rast përfshihen edhe Aleksandar Kiracovski, Mila Carovska dhe shumë funksionarë të tjerë të LSDM-së. Kjo u vërtetua edhe nga Boki 13 i cili është zbatuesi i këtij rasti”, thonë nga e VMRO-DMPNE-së.

Nga VMRO cekin se edhe ministrja e punës dhe politikës sociale Mila Carovska ka qenë pjesë e larjes së parave përmes Lidhjes Ndërkombëtare duke i ndihmuar Bojan Jovanovskit. VMRO cak të sulmit politik e ka edhe Aleksandër Kiracovskin e LSDM-së i cili sipas kësaj partie ka bërë ndërmjetësime duke zhvatur bisnesmenë të ndryshëm.

“Për gjithë këtë, funksionarët e LSDM-së i mohuan dhe kjo vërteton se i gjithë operacioni është mundësuar nga ato. Maqedonia me Zaevin dhe LSDM-në do të fundoset. Krimi, korrupsioni dhe zhvatja duhet të jenë e kaluara, ndërsa përgjegjësi duhet të ketë. Qytetarët meritojnë më mirë”, thuhet në kumtesën për media të e VMRO-DPMNE-së

Flash Lajme

Më të lexuarat