Në seancën e 54 të Qeverisë është miratuar vizioni i LSDM-së, BDI-së dhe PDSH-së për atë se ka do të fokusohet puna e Qeverisë së re/vjetër në mandatin e saj të ri katër vjeçar.

Fokusi kryesor i programit qeveritar është vënë mbi ekonominë, e cila është më e goditura nga pasojat e pandemisë me virusin Korona, ndërsa më pas edhe në shëndetësi dhe ambient jetësor. LSDM-ja dhe koalicioni “Mundemi” në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajtën më 15 korrik, ka fituar më shumë deputet, 46. BDI ishte fitues në elektoratin shqiptar me 15 deputet të fituar, ndërsa PDSH fitojë një mandate, që ishte mjaftueshëm për formimin e një shumicë të ngushtë parlamentare me 62 deputet. Më 30 gusht ishte zgjedhur edhe Qeveria e re dhe ishte verifikuar program i saj. Qeveria e re/e vjetër për dallim nga mandate i kaluar, kësaj here ka program për katër faqe më pak nga ai i mandatit të kaluar, por disa nga premtimet janë përshkruar edhe pse ishin edhe në letër edhe në vitin 2017, ato përsëri pritet që të realizohen deri në vitin 2024.

Rroga më të mëdha mesatare ishte një nga premtimet kryesore të Qeverisë së kaluar, të koalicionit LSDM, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët, e cila tanimë është në opozitë. “Rritja e pagës minimale nga 16.000 denarë (deri në fund të mandatit) dhe sigurimi më i madh i të drejtave të punëtorëve. Pjesë e masave ishin edhe stimulimi i pagesave të pagave më të mëdha me qëllim që rroga mesatare në Republikën e Maqedonisë së Veriut të rritet në 30.000 denarë”, theksohej në programin qeveritar për vitin 2017-2020. Në programin e ri përsëri paralajmërohet rritje e rrogës, vetëm se kësaj here në përqindje. “Rritje e pagës minimale deri në fund të mandatit prej 20 deri në 40 % dhe rritje e rrogës mesatare deri në fund të mandatit nga 20 në 30%, varësisht nga kohëzgjatja dhe ndikimi i epidemisë mbi ekonominë botërore dhe vendore”, parashihet në programin qeveritar 2020-2024. “Ka plane edhe për ekonomi inovative, stabile e konkurruese, dhe të përgatitur që tu përgjigjet sfidave dhe të ofrojë mundësi për gjithsecilin”, ka theksuar kryeministri Zaev gjatë prezantimit të programit qeverisës katër vjeçar. “Qëllimi jonë është i qartë, 20 mijë denarë rrogë minimale dhe 34 mijë denarë rrogë mesatare deri në fund të mandatit katër vjeçar”, deklaroi ai. Për opozitën këto premtime të Qeverisë janë të vjetra dhe se të njëjtat nuk janë realizuar edh pse ka pasur kohë që të realizohen në mandatin e kaluar.

Nga fillimi i pandemisë deri më tani, sipas Agjencisë për punësim, nga puna janë larguar 11.734 persona. Nga Qeveria premtojnë edhe shkallë stabile të papunësisë gjatë krizës me koronavirusin. Pas mbarimit të së cilës qëllimi është që të arrihet numër njëshifror i të papunëve. Në raport me politikat sociale, shkalla e varfërisë e cila, sipas parashikimeve nuk u ulë në 16 për qind në vitin 2020, këtë Qeveria e re do të tentojë ta realizojë deri në vitin 2024, por kësaj here theksi i është vendosur varfërisë së fëmijëve. Përsëri do të mundësohet sistem fleksibil pensional me mundësinë për pensionim të parakohshëm, në maksimum pesë vjet para plotësimit të kushtit për pensionim.

INVESTIME NË INFRASTRUKTURË, AMBICIOZE

Planet për investime në infrastrukturë rrugore janë po ashtu ambicioze, ashtu siç ishin edhe herën e kaluar, pasi që disa nga autostradat ende janë në ndërtim, si autostrada Kërçovë-Ohër dhe ajo Shkup Bllacë. Në vitin 2017 ishte paralajmëruar edhe ndërtimi i 600 kilometrave rrugë dhe autostrada, 550 kilometra rrugë magjistrale dhe rajonale dhe 1.000 kilometra rrugë lokale. Nga viti 2020 do të ndërtohen edhe 560 kilometra rrugë, 950 kilometra rrugë lokale dhe rehabilitimi i rrugëve në gjatësi prej 1500 kilometra.

Rroga bazë e të gjithë të punësuarve në shëndetësi do të jetë dyfishë më e madhe deri në fund të mandatit të kësaj Qeverie, ndërsa të njëjtin premtim e ka bërë edhe në vitin 2017. Por në afat prej tre vjetësh të Qeverisë së kaluar rroga për 50 për qind i është rritur vetëm se mjekëve specialist, ndërsa motrave medicinave për 33 për qind, mjekëve të përgjithshëm 29 për qind, dhe bashkëpunëtoreve mjekësor 15 për qind. Për punonjësit shëndetësor dhe bashkëpunëtorët e tyre të cilët janë të parët më të goditurit nga pandemia e virusit Korona tanimë parashihet rritje e rrogës edhe për 10 për qind. Për dallim nga Qeveria e kaluar ne programi i ri i kushton shumë hapësirë ambientit jetësor. Programi në këtë fushë është i zgjeruar dhe mbindërtuar, por Qeveria atë që e ka premtuar më parë nuk e ka realizuar, siç është rishikimi i vendimit për të importuar automjete të vjetra në mënyrë që të sigurohen nivele më të ulëta i ndotjes së ajrit. Në dyja programet Qeveria i ka theksuar angazhimet e saj për arsimin, gjyqësorin, administratën, integrimin evropian të vendit, bujqësinë, kulturën dhe sport. (koha.mk)

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All