Pas mbledhjes së Komitetit Qendror, kryetari i VMRO-DPMNE-së doli me deklaratë për media. Ai theksoi se ka ofruar të mbaj Kongres të jashtëzakonshëm ku nuk do të jetë kandidat për kryetar, por e njëjta është refuzuar nga Komiteti Qendror.

“Unë ofrova të mbaj Kongres të jashtëzakonshëm, në të cilin nuk do të kandidoj për kryetar. Ajo u refuzua nga anëtarët e Komitetit Qendror”, deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Ndërkohë, është dorëhequr sekretari gjeneral i kësaj partie, Igor Janushev, për arsye personale. Mickoski tha se VMRO-DPMNE së shpejti do të zgjedh sekretar të ri të përgjithshëm por pa përmendur emra konkrete se kush mund të jetë. Ai po ashtu tha se do të zgjedhin edhe kryetare të re të Forumit të Gruas dhe forumit të Veteranëve të partisë. Partia më e madhe opozitare mbrëmë ka zgjedhur edhe disa anëtar të ri të Kryesisë ekzekutive të partisë.

Mickovski shtoi se do të vazhdojnë të përballen me pushtetin i cili sipas tij është mafioz dhe nuk sjell asnjë reformë në gjyqësor, drejtësi, ekonomi, shëndetësi dhe arsim. (INA)

Flash Lajme

Më të lexuarat