Raportin e KE-së interpretohet ndryshe nga pushteti dhe ndryshe nga opozita. Sipas LSDM-së, KE-ja ka vlerësuar progres në gjyqësor e në luftën kundër korrupsionit, por sipas VMRO DPMNE-së, në këtë dokument nuk theksohet askund përparim i vërtetë.

E për situatën reale akuzojnë njëra tjetrën.

“Kemi sundim të ligjit që uzurpohet për interesat e një partie ose koalicioni. Kemi anarki. Pandëshkueshmëria, qasja selektive, revanshizmi politik dhe presionet e përditshme na tregojnë se sistemi gjyqësor është në kolaps të tërësishëm. Jo vetëm 100 ditët e para, kanë kaluar 4 vjet por Qeveria e LSDM-së nuk ka ndryshuar asgjë”, deklaroi Ruzhica Nikollovska, VMRO DPMNE.

“Drejtësia “Svarovski”, ai erozion që i ndodhi sistemit gjyqësor ka pasoja edhe sot. Nuk mund të prisni ajo situatë të tejkalohet menjëherë dhe vetëm me sjellje të ligjeve, por duhet të fillohet prej aty”, tha Snezhana Kaleska, LSDM.

Në emisionin “Rruga Drejt…”, zv/ministri i Drejtësisë, Nuhiu insistoi se vetingu është zgjidhja më e shpejtë për pastrimin e gjyqësorit dhe kthimin e besimit të qytetarëve.

“Janë të pamjaftueshme masat e parapara në srategjinë dhe planin aksional, sepse aty dominojnë më shumë atributet e një reformimi evolutiv të sistemit të prokurorisë dhe gjyqësisë. Me qëllim që të përshpejtohet ky proces reformues ne jemi të përcaktuar për Ligjin për veting”, u shpreh Agim Nuhiu, Zv/ministër i Drejtësisë.

Raporti i KE-së vlerëson se vendi është mesatarisht i përgatitur në sferën e gjyqësorit dhe luftës ndaj korrupsionit. KE pret verifikim të profesionalizmit të gjykatësve dhe prokurorëve publik, funksionim të sistemit AKMIS, transferim të lëndëve të filluara nga Prokuroria e shuar Speciale në Prokurorinë e rregullt, dënime përfundimtare për rastet e korrupsionit të profilit të lartë me konfiskim të pasurive të paligjshme.

Flash Lajme

Më të lexuarat