Moti paradite do të jetë me vranësira dhe me reshje të shiut, të cilat në pjesët lindore do të jenë më të rrëmbyeshme të ndjekura me bubullima. Pasdite moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme.

Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi jugperëndimor, veçanërisht paradite. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 11 deri në 17 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 15 deri në 22 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, paradite me reshje shiu. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi jugperëndimor, veçanërisht paradite.

Temperatura minimale do të ulet deri në 15 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 19 gradë.

Të mërkurën do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit. Nga e enjtja pasdite nën ndikim të valës së re të lagësht do të ketë reshje shiu, vende-vende më të rrëmbyeshme dhe të ndjekura me bubullima. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi jugor.

Flash Lajme

Më të lexuarat