“Kam qëndrimin tim personal, në lidhje me atë çështje e respektojë kushtetutën e Serbisë”. Kryetari i komunës Qendër, Sasho Bogdanoviq, në emisionin “Në Qendër” të gazetarit Vasko Eftov, ka deklaruar se ai nuk e pranon pavarësinë e Kosovës dhe se e respekton Kushtetutën e Serbisë, e cila ende e konsideron Kosovën si territor të saj.

“Unë personalisht kam qëndrim për Kosovën. Ajo është pjesë përbërëse e Serbisë. E respektojë Kushtetutën e Serbisë. Normalisht kam qëndrimin tim rreth kësaj çështje”, theksoi Sasha Bogdanioviq, kryetari i komunës Qendër.

I pyetur se me këtë qëndrim dhe faktin që ka organizuar dasmë në Graçanicë të Kosovës me kostumografi dhe këndim të këngëve për Kosovën, ka provokuar ndjenjat e shqiptarëve, Bogdanoviq ka thënë se ai nuk sheh asnjë provokim në veprimet e tij.

“Përse, më tregoni përse, a duhet të shkoj në xhami që të martohem. Unë shkova në vend që jetojnë shqiptarë….”, theksoi Bogdanoviq.

Ndryshe kryetari i komunës Qendër javën e kaluar bëri dasmë në Graçanicë të Kosovës e cila shkaktoi shumë reagime në opinion. Sidomos në një video ku shihet ai së bashku me gruan e tij duke kënduar këngë serbe për Kosovën./Shenja.tv

Flash Lajme

Më të lexuarat