Mërgimtari Artan Hamziu të shtunën dhuroi 100 Tablet për nxënësit e shkollës Naum Frashëri në Kumanovë.

Lajmin e bëri të ditur drejtori i kësaj shkolle, Muhamed Zeqiri.

“Sot në shkollën tonë u dhuruan 100 tabletë që iu shpërndanë 100 nxënësve në nevojë.

Ky donacion është i mirë se ardhur dhe ndihmesë e madhe për nxënësit tanë.
Me këtë rast drejtoria e shkollës, shërbimi pedagogjik, kolektivi, prindërit dhe nxënësit e faleminderojmë dhe i jemi shumë mirënjohës për përkrahjen, mbështetjen dhe kontributin donatorit Artan Hamziu.

Mbështetja juaj në të vërtetë ndihmon këta fëmijë në realizimin e mësimit në distancë, andaj donatorit Artan Hamziu i urojmë shëndet, mbarësi dhe suksese pafund!”, u shpreh Zeqiri.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All