44 deputetë të përbërjes së kaluar parlamentare fituan të drejtën e pagës së rregullt pas përfundimit të mandatit.

Pas miratimit nga Kuvendi, ata do të paguhen në mënyrë plotësuese edhe për tre muaj deri në një vit, si rezultat i të drejtës ligjore për apanazh.

Mesatarisht, paga e tyre bruto në muaj do të mbetet e njëjtë si gjatë ushtrimit të funksionit, 100 mijë denarë ose rreth 650 mijë denarë neto.

Të drejtë apanazhi kanë të gjithë ish funksionarët e zgjedhur dhe të emëruar të cilët pas përfundimit të mandatit nuk kthehen në punët e tyre të mëhershme dhe që supozohet se janë në kërkim të një pune të re.

Javë më parë, kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi që ish deputetëve do t’u ofrojë vend pune dhe më ketë do të ulen shpenzimet e buxhetit për apanazh.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All