Foto e huazuar: MIA

Fillon fushata zgjedhore për zgjedhjen e kryetarit të komunës së Shtipit dhe Pllasnicë.

Fushata do të zgjasë deri më 10 dhjetor. Megjithatë, promovimi i programeve do të bëhet përmes mediave, rrjeteve sociale dhe billbordeve, pa tubime për shkak të situatës alarmante me kovid-19.

Personat e infektuar me kovid-19, dhe ata që kanë pasur kontakt me ta do të votojnë më 11 dhjetor, dhe do të duhet të paraqiten në mënyrë elektronike për të votuar.

Të sëmurët dhe të dënuarit do të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar më 12 dhjetor, një ditë para raundit të parë të zgjedhjeve, pra më 13 dhjetor. Vendvotimet do të jenë të hapura nga ora 7 e mëngjesit deri në ora 19 pasdite.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All