Qyteti i Shkupit nga dita e djeshme ka nisur zbukurimin qytetit për festat e fundvitit. Është parashikuar që deri me 5 dhjetor të përfundojë zbukurimi i Sheshit Maqedonia dhe rrugëve kryesore në qytet.

Kreu i Qytetit të Shkupi, Petre Shilegov tha se edhe përkundër krizës me pandeminë Cov id-19, autoritetet nuk do të anulojnë zbukurimin e qytetit, sepse në këtë mënyrë, siç tha ai do të kthehet buzëqeshja e qytetarëve, posaçërisht e fëmijëve, transmeton Alsat.

“Këtë vit fëmijët tanë janë privuar nga shumë gjëra, fëmijëria, viti shkollor, loja me miqtë, gëzimi. Mendoj se në këtë vit të vështirë dhe kohë të errët të cilën po e jetojmë, nuk duhet të heshtim në një moment të ndritshëm siç është Viti i Ri. Nuk kemi të drejt ta bëjmë këtë, nuk kemi të drejtë të marrim shpresën dhe gëzimin e qytetarëve dhe fëmijëve”, tha Shilegov.

Shilegov thotë se shteti nuk ka probleme me mungesën e burimeve materiale për kujdesin shëndetësor në mënyrë që financat të rialokohen, ashtu siç kërkon opozita, por ka mungesë të personelit mjekësor.

“Që nga shtatori, para fillimit të vitit shkollor, siguruam laptopë për të gjithë fëmijët nga shkollat ​​e mesme nën juridiksionin e Qytetit të Shkupit, të cilët nuk kishin mundësi të ndiqnin mësimet në internet. Janë siguruar të gjitha kushtet teknike në lidhje me internetin për të ndjekur mësimin. Kjo do të thotë që ne nuk kemi nevojë t’i rialokojmë paratë në kompjuterë për nxënësit”, shtoi Shilegov.

Këtë vit qyteti i Shkupit nuk do të organizojë manifestimin e Vitit të Ri “Winterland”, ose ndonjë organizim tjetër për Vitin e Ri. Tenderi për dekorimin e qytetit me rastin e Vitit të Ri do të kushtojë 200,000 euro.

Flash Lajme

Më të lexuarat