Kreu i Partisë Alternativa, Afrim Gashi ka shkruar në profilin e tij në Facebook për bisedimet për kandidatin konsensual.

“Sapo e përfundova takimin me kryeministrin Zaev dhe diskutuam përsëri për mundësinë e mbështetjes së një kandidati të përbashkët.

Duke vlerësuar faktin se kjo është hera e parë kur po vendosim një standard të këtillë, që partitë të diskutojnë mes vete para se ta propozojnë emrin e kandidatit, në emër të partisë AlternAtivA shpreha gatishmërinë tonë që ta mbështesim një kandidat të përbashkët, që do të jetë përfaqësimi më i denjë i shoqërisë multietnike në Maqedoni.

Tashmë jemi shumë afër këtij kandidati. Në mbrëmje, në takimin e liderëve, do ta publikojmë edhe emrin e përveçëm”, ka shkruar Gashi.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All