Nga sot ka filluar edhe zyrtarisht mbledhja e nënshkrimëve për kandidatët për president të shtetit.
Në këtë garë janë të paraqitur, Stevo Pendarovski nga LSDM, Gordana Siljanovska nga VMRO dhe Profesor Blerim Reka si kandidat i pavarur i mbështetur nga BESA dhe ASH.

Për të dhënë mbështjet e tij, sot ka nënshkruar edhe Kryetari i Lëvizjes BESA Bilall Kasami për kandidaturën e profesor Blerim Rekës.

Gjitha degët dhe strukturat e dy subjekteve politike, BESA dhe ASH janë të mobilizuar që mbledhjen e nënshkrimeve ta përfundojnë për pak ditë.

Flash Lajme

Më të lexuarat