Në Komisionin Shtetëror Zgjedhor sot në seancë publike me anë të shortit do të përcaktohet radhitja e kandidatëve për president në listën zgjedhore. Se kush do të jetë i pari Stevo Pendarovski, Blerim Reka apo Gordana Siljanovska – Davkova, do ta përcaktojë shorti i hedhur, përcjellë INA.


KSHZ mbrëmë konfirmoi kandidaturat e tyre, duke i shpallur si zyrtare për zgjedhjet presidenciale.
Stevo Pendarovski është vërtetuar si kandidat i LSDM dhe koalicionit, Siljanovska nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni si dhe Blerim Reka nga koalicioni ASH dhe Lëvizja BESA. Sipas KSHZ, kandidatët deri më 1 prill, kur fillon fushata duhet të jenë të përmbajtur nga daljet publike, sepse do të nënkuptonte si fushatë. Fushata zgjedhore fillon më 1 prill dhe vijon deri më 19 prill, ndërsa raundi i parë do të jetë më 21 prill dhe në raundi i dytë më 5 maj. (INA)

Flash Lajme

Më të lexuarat