Vitin e kaluar energjinë e harxhuam në integrimin e vendit, por vitet e ardhshme i takojnë ekonomisë. Kështu ka deklaruar në takim me pensionistët, kandidati për president Stevo Pendarovski, i cili mbështet nga pushteti.

Ai tha se Qeveria e Zaevit nuk do në investojë miliarda euro në përmendore, por do ti japë mundësi rinisë që të mbesë në vendlindje. Pendarovski deklaroi se VMRO – DPMNE vazhdon me politikën e Gruevskit.

“Vota për Siljanovskën, është de fakto votë për mandat të tretë për Gjorge Ivanovin, vota nesër, pasnesër në zgjedhje Parlamentare për Hristijan Mickovskin është në fakt për vazhdimin e mandatit të këtij hajdutit tonë ndërkombëtar i cili iku në Budapest me paratë tona edhe prej atje tash na mban ligjërata se si duhet të udhëhiqet shteti. Do të thotë vetëm emrat dhe në rastin e dytë gjinia që është ndërruar, nuk ka tjetër asnjë ndryshim. 100 për qind është politika e njëjtë”-tha Stevo Pendarovski, kandidat për president.

Flash Lajme

Më të lexuarat