Në këto zgjedhje më e rëndësishme është të dilet dhe të mos lihet problemi me censusin zgjedhor prej 40 për qind. Pasi kam frikë se nëse nuk e arrijmë censusin atëherë ndoshta presidenti do të zgjidhet në Kuvend.

Kërë e porositi kandidatja për presidente e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, Gordana Siljanovska – Davkova sonte në mitingun parazgjedhor në Kërçovë.

“Unë jam kritike e madhe e zgjedhjes së presidentit të Maqedonisë nga Kuvendi pasi atëherë jo vetëm se të gjithë ju si votues nuk do të keni kurrfarë ndikimi ndaj zgjedhjes por dy liderët e partive, siç bënin deri më tani, do ta zgjedhin. Tetëdhjetë e një deputetë vetëm do ta konfirmojnë dhe do ta ngrejnë dorën. Ai ose ajo nuk do të jetë sipas zgjedhjes tonë, por do të jetë sipas zgjedhjes së tyre. Unë më shumë besoj në maturinë e popullit, se ai di të njohë jo vetëm partinë, jo vetëm liderë por edhe personalitete që do të dalin prej tij dhe do të punojnë për të dhe do të jenë me të”, potencoi Siljanovska – Davkova.

Potencoi se në zgjedhjet presidenciale sipas fjalëve të kryeministrit do të hapet rruga për zgjedhje të reja parlamentare, ndërsa siç tha, dihet kush do të fitojë në ato zgjedhje dhe në kushte të koalicionit të ri parlamentar do të fillojë procesi reformues.

Duke theksuar se çdo reformë fillon prej nesh, tha se ajo do të heq dorë prej privilegjeve presidenciale. Në politikën e jashtme, theksoi, nuk do të rrethohet me ambasadorë, konsuj, atashe ushtarakë, të cilët janë të njohur për atë se janë personalitete partiake apo politike, por me diplomatë të jashtëzakonshëm dhe të kualifikuar.

“Gjithmonë do të insistoj për respektimin e Kushtetutës dhe ligjeve, sundimit të së drejtës pasi kjo është filozofia ime. Nëse para meje ndodhet një ligj për të cilin në këshillim ose përmes këshillave përmes mendimeve të personave të kualifikuar rreth meje do të konstatoj se është jokushtetues do t’ia shpalos këtë Kuvendit, do të kërkoj t’i elaboroj shkaqet për veton dhe do ta paralajmëroj se edhe Kuvendi edhe deputetët janë nën Kushtetutën dhe ligjet, dhe jo jashtë saj. Atëherë nuk do të jetë e rëndësishme se cili pushtet do të jetë në pushtet, cila parti do të jetë në pushtet, se shteti do të funksionojë sipas Kushtetutës dhe ligjeve. Shteti i tillë është shtet evropian, porositi”, Siljanovska-Davkova.

Të pranishmit në Kërçovë i përshëndeti edhe lideri i Partisë, Hristian Mickoski i cili potencoi se më 21 prill fitojnë.

Flash Lajme

Më të lexuarat