Ambasada e SHBA në Maqedoninë e Veriut, në bashkëpunim me EducationUSA do të organizojë turnenë e EducationUSA në Evropën Juglindore më 11 prill 2019, me fillim në ora 17:00, deri në 19:00 në hotel Marriott Shkup.

Përfaqësues të pesëmbëdhjetë universiteteve amerikane do të përgjigjen në pyetje rreth arsimit të lartë në Shtetet e Bashkuara dhe institucioneve të tyre. Kjo ngjarje është pa pagesë dhe e hapur për publikun. Ftojmë nxënësit dhe studentët, si dhe prindërit e tyre të marrin pjesë.

Këshilltarët e EducationUSA do të ofrojnë informata rreth procesit për aplikim në universitetet në SHBA dhe do t’i informojnë nxënësit dhe studentët për shërbimet që janë në dispozicion nëpër këto qendra mbarë Maqedonisë së Veriut.

Për më tepër, koordinatori për programe për shkëmbim nga Ambasada e SHBA do të jetë në dispozicion për t’iu përgjigjur pyetjeve rreth mundësive për bursa dhe programe arsimore për shkëmbim të studentëve të finansuara nga qeveria e SHBA.

Ushtruesja e detyrës ambasador i SHBA, Susan Falatko do të merr pjesë dhe do të jep një deklaratë të shkurtër për media./ Portalb.mk./

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All