Kryeministri Zoran Zaev ka reaguar lidhur me zhvillimet e një dite më parë në BFI. Ai ka thënë se puna e tij është që t’i shërbej qytetarëve kurse detyra e reisit është që t’i shërbejë qytarëve të bashkësisë Islame, transmeton gazeta Lajm.

Ai, më tej ka shtuar se duhet bashkëpunim i ndërsjelltë dhe askush nuk duhet të përzihet në politikat e bashkësive fetare.
“Qeveria nuk do të përzihet në bashkësitë fetare, as në BFI. Nga ministri Spasovski jam informuar se është kërkuar asistencë e policisë dhe se kishte dërguar 3 policë. Për ne, reis është ai të cilin e ka përcaktuar kushtetuta dhe ligjet e BFI-së. Qeveria nuk do të përzihet, është i qartë karakteri sekular i shtetit. Mbrëmë, MPB-ja është ftuar nga të dy palët, dhe reagimi ka qenë i kujdeshëm. Palët i prezantuan argumentet “, ka thënë kryeministri Zaev duke thënë se nuk është kompetent për të komentuar se kush është reis.
“E kam lexuar vendimin gjyqësor, por nëse komentoj nënkuptohet si përzierje politike”, u shpreh Zaev pas akuzave të Sulejman Rexhepit se Qeveria është fajtore për përplasjet në BFI.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All