Kryesia qendrore e ASH-së pritet që të dal me qëndrim lidhur me raundin e dytë të zgjedhjeve. Siç mëson INA ky qëndrim do të jetë në një linjë me deklaratën publike të kandidatit të pavarur presidencial, Blerim Reka i cili u mbështet nga ASH dhe Lëvizja BESA.


“Rreth 80,000 vota, për vetëm tri javë në politikë; nuk mund të injorohen, sidomos, që ato u dhanë në zgjedhjet presidencijale me daljen më të ulët (42% në total, nga 20% në komunat shqiptare) dhe me pavlefshmërinë më të lartë të flet-votimeve, (rreth 33.000 sish!). Këto vota tuaja, mbështetën konceptin tim “Një Republikë për të gjithë- me ligjin mbi të gjithë”: si udha e vetme për NATO dhe BE. Edhe sot po e përsëris ate që e thash në fillim të fushatës sime, se nuk do lejoj tregëtinë me vota. As unë, e askush tjetër nuk jemi shit-blerës të votave tuaja, prandaj as nuk kemi të drejtë të ndikojmë në atë se për kë duhet të votoni këtë të diele. Prandaj, duke i qëndruar besnik këtij parimi, ju siguroj që nuk ka pas as takime, as komunikim, as me kundër-kandidatët e as me liderët partiak të tyre, lidhur me thirrjen e mundshme të qytetarëve për të votuar këtë ose atë kandidat presidencial.Unë mund vetëm të ju apeloj, që me 5 maj, të dilni sa më masivisht në vend-votime dhe ta shpëtoni procesin Euro- Atlantik”,theksohet në porosinë e Rekës. Qëndrimi zyrtar i ASH-së pritet të kumtohet në mbrëmje.
Të njejtin qëndrim do ta shprehë edhe Lëvizja BESA, pasi që kjo parti është dakorduar që të jenë po ashtu në sikron me qëndrime me kandidatin Reka dhe ASH-së. (INA)

Flash Lajme

Më të lexuarat