Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) kërkon rritje të pagës minimale në 13.800,00 denarë, me qëllim të përmirësimit të standardit të punëtorëve me paga më të ulëta dhe të familjeve të tyre.

“LSM tregon se në kushte kur Shporta minimale sindikale për marsin 2019 është 32.852,00 denarë ndërsa vetëm për shpenzimet për ushqim dhe pije janë 13.798,98 denarë, ekziston nevojë reale prej rritjes së pagës minimale e cila në pajtim me Rekomandimet evropiane dhe tendencat duhet të jetë 60 për qind e pagës mesatare në shtet”, thuhet në kumtesën e sotme të Sindikatës, transmeton MIA.

Nga LSM theksojnë se në vazhdimësi angazhohen dhe kërkojnë rritje të pagës minimale me qëllim të përmirësimit të standardit të punëtorëve me pagat më të ulëta dhe të familjeve të tyre si edhe se me Manifestin e 1 Majit të cilin e kanë dorëzuar në Qeveri dhe në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale kërkon rritje të Pagës minimale në 13.800,00 denarë.

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë i përkujton punëdhënësit se me ndryshimet e Kodit Penal janë shtuar dy paragrafë të rinj 2 dhe 3 të cilët parashohin se ai që do të kërkojë nga punëtori t’i kthejë apo të pranojë një shumë të caktuar të pagës ose kompensimeve të tjera të paguara nga punëdhënësi, do të dënohet me dënim me burg prej tre muaj deri në një vit, si edhe se me këtë dënim do të dënohet punëdhënësi i cili ka dhënë deklaratë në cilësinë e dëshmitarit për atë se i ka kërkuar punëtorit ta kthejë një shumë të caktuar të pagës apo kompensimeve të tjera të paguara prej punëdhënësit ose nuk e ka kthyer shumën.

Nga Sindikata i inkurajojnë punëtorët t’i paraqesin punëdhënësit të cilët e shkelin Ligjin deri tek Sindikata apo Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Ministria e Punëve të Brendshme ndërsa akoma më shumë që siç potencojnë edhe nga Qeveria thonë se nuk kanë tolerancë për punëdhënësit të cilët nuk e respektojnë marrëveshjen për pagën minimale.

Flash Lajme

Më të lexuarat