Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Elmi Aziri ka shprehur vlerësimin dhe qëndrimin partiak lidhur me raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale që rezultoi me arritjen e censusit.
“Komunikata ynë partiake ishte e qartë dhe konzistente që votuesit si sovran të vendos për votën e tij duke përjashtuar aksham pazaret.


Si parti opozitare bashkë me kandidatin për president, profesorin Blerim Reka kemi nënvizuar përkrahjen e opsionit pro BE-së dhe NATO-s. Rezultatet e votimeve tregojnë se vota opozitare është përcaktuese, sepse kjo u dëshmua edhe në raundin e parë me 80 mijë votat e fituara”, theksoi për INA, nënkryetari i ASH-së, Elmi Aziri. Nga parti theksojnë se do të bëjnë një analizë lidhur me këtë proces zgjedhor. (INA)

Flash Lajme

Më të lexuarat