Zv. Kryeministri Bujar Osmani sot ka deklaruar se termi “fshesë” të cilin e përdori kryeministri Zoran Zaev paraqet nënçmim dhe ofendim jo vetëm për përfaqësuesit e BDI-së por edhe për partnerët tjerë të koalicionit qeveritarë.

Për Osmanin është i papranueshëm përdorimi i një term të tillë, edhe kur bëhet fjalë për ndërrime në postet qeveritare.

Ditë më parë kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi se do të ketë spastrim të formacionit të tij qeveritarë, duke filluar nga ministrat, zëvendësministrat dhe sekretarët shtetërorë por edhe në partinë e tij, LSDM.

Flash Lajme

Më të lexuarat