Çmimet e reja të derivateve të naftës nga e marta qytetarët do t’i mësojnë në pompat e benzinës, ngase tani tregtarët do ta formojnë çmimin në vend të Komisionit Rregullator për Energjetik, raporton SHENJA.

Mandati i saj për formimin e çmimeve skadon të hënën në mesnatë, kur përfundon marrëveshja me OKTA sipas të cilët ka funksionuar metodologjia e vjetër për përcaktimin e çmimit.

Metodologjia e re është bllokuar në Kuvend, ngase ndryshimet në Ligjin për Energjetik nuk janë nënshkruar nga presidenti aktual Gjorge Ivanov.

Nga Komisioni Rregullator për Energjetik qetësojnë duke thënë se kanë marrë garanca se nuk do të ketë goditje çmimesh dhe do të ndiqen çmimet në tregun botëror.

Me ndryshimet e reja në Ligjin e re për Energjetik parashikohet që çmimin e derivateve do të vërtetohet çdo javë në vend dy javëve.

Çmimi i derivateve, sipas metodologjisë së re, do të përllogaritet sipas lëvizjes së çmimit në bursën botërore dhe kursin e dollarit, ndërsa në përllogaritjen do të kyçen edhe shpenzimet për furnizim, magazinimit dhe transportit.

Flash Lajme

Më të lexuarat