Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot do të ketë takim me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi.

Takimi do të mbahet në Vilën Vodno, kumtuan nga kabineti i presidentit.

Ky është takimi i tij zyrtar pas inaugurimit të Pendarovskit për shef të shtetit.

Pendarovski javën e kaluar në Vilën Vodno kishte takim zyrtar dhe me kryeministrin Zoran Zaev.

Flash Lajme

Më të lexuarat