Kryetari i Komunës Loro Nrekiq ka uruar besimtarët musliman me rastin e Fitër Bajramit.
Në urimin e tij ndër të tjera thuhet:
“Më lejonin që në emër të Komunës së Ulqinit dhe në emrin tim personal t’ ju uroj Fitër Bajramin.
Uroj që në këto ditë feste të mbretërojë paqja, gëzimi, mbarësia, begatia e mbi te gjitha solidariteti mes njerëzve. Të veprojmë bashkërisht për ngritjen e vlerave njerëzore e humane.
Duke lutur të madhin Zot t’ ua pranoj agjërimin, ju uroj Festën e Fitër Bajramit!”.