Në shtator do të vazhdojnë punimet për restaurimin e kishës së Shën Marisë Shas, të cilët duhet të përfundojnë për dy vite, u paralajmërua të enjten në ngjarjen “Valorizimi dhe prezantimi i lokalitetit arkeologjik Shas”.

Mbi aktivitetet e planifikuara të institucioneve kompetenete në këtë hapësirë unike folën drejtoresha e Qendrës për Konservim dhe Arkeologji të Malit të Zi Bilana Brajoviq, drejtori i Qendrës për Kulturë në Ulqin Musa Hoxhiq, drejtori i Muzeut të Ulqinit Gazmend Kovaçi dhe arkeologu Anton Lulgjuraj.

Të pranishmit në emër të Komunës së Ulqinit i përshëndeti nënkryetarja Hadixha Gjoni, e cila paralajmëroi përkrahjen e projekteve nga administrata lokale.

Është thënë se janë kryer hulumtimet gjeofizike, ndërsa plani është që deri në Ditën e Ulqinit 2020 pjesa më e madhe e këtij lokaliteti arkeologjik të hapet për ofertën turistike.

Flash Lajme

Më të lexuarat