Kryetari i Sektorit të qiramarrësve të plazheve në kuadër të Shoqatës Malazeze të Turizmit Gani Resulbegoviq, tha për Antena M se punimet në rrugë po e pengojnë sezonin turistik.

Sipas fjalëve të tija, punimet mund të përfundonin në muajt kur temperaturat ishin më të ulëta dhe jashtë sezonit, e jo tani kur sezoni filloi.

”Çdo vit para sezonit kemi të njëjtët probleme. Në fillim të sezonit kemi problemin të cilin e shkaktojmë vet. Kishte aq ditë kur mund të punonim, temperaturat ishin relativisht të ulëta dhe ishte ideale për punë. Me të vërtet nuk e kuptoj, deri në Budvë duhet të vozisim dy orë. Nuk është aspak pozitive që me 17 dhe 18 qershor kryhen punimet në rrugët e Malit të Zi. Mendoj që nuk i dërgojmë imazhe të bukura botës. Nëse ekzistonte nevoja, të gjitha mund të kryheshin në janar, shkurt dhe mars”, tha Resulbegoviq.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All