“Plazhet janë bërë vende të koncentrimit të konsiderueshëm të mbeturinave nga deti, të cilat paraqesin kërcënim gjithnjë e më të madh për botën e gjallë në det dhe bregdet”m vlerësohet nga Instituti për Biologjinë e Detit.

Siç theksohet, aksioni i grumbullimit dhe kategorizimit të mbeturinave në plazhe tregoi se në plazhe kategorinë dominantet të mbeturinave e përbëjnë plastika, me pjesëmarrje prej 60 deri në mbi 80%, pastaj metali, xhami dhe qeramika.[

Shtohet se ndër 10 lloje më dominuese të mbeturinave në plazhe koncentrimin më të madh e zënë bishtat e cigareve, pastaj kapakët plastik, shishet, mbyllësit dhe ambalazhi plastik.

“Meqë mbeturinat në det tejkalojnë kufijtë nacional, nevojitet përgjigja e koordinuar në mënyrë që të zgjidhet problemi i mbeturinave në çdo vend të Adriatikut dhe zonës së tij bregdetare”, pohojnë nga institucioni që ka selinë në Kotor.

Flash Lajme

Më të lexuarat