Specialisti i mjekësisë urgjente dhe asaj regjeneruese Dr. Xhihan Abazoviq arriti të mërkurën suksesin e radhës në karrierën e tij.

Ai në simpoziumin shkencor i cili u mbajt në universitetin e njohur Oxford foli për terapinë e diabetit me metodën e qelizave amë.

Dr. Abazoviq është një nga pionierët e mjekësisë regjeneruese në Evropë. Tash 10 vjet ai e zbaton këtë formë multidisiplinare të mjekësisë, ku për shërimin e pacientit përdoret fuqia e vet organizmit të tij, gjegjësisht qelizat amë të cilat nxirren nga palca kurrizore.

Ky Ulqinak i ri vërtetoi në qindra raste se kjo metodë është shumë efikase në shërimin e sëmundjeve të ndryshme.

Flash Lajme

Më të lexuarat