Të premten dhe të shtunën, me 12 dhe 13 korrik, në plazhin Dolcinium Kite Surf në Ulqin do të mbahet Festivali “Ada Music Week”.

Siç u tha, këtë eveniment e organizon kompania Carlsberg Montenegro me brend e vet Tuborg, në bashkëpunim me plazhin Dolcinium Kite Surf, ndërsa headliner i festivalit të parë Ada Music Week është Osunlade.

Në festival do të marrin pjesë yjet rajonale të muzikës elektronike: Dee, Daniel Çehranov, Kid Kimi, Migo, Sabinaa, Millok dhe Rudhaman.

Hyrja është e lirë.

Flash Lajme

Më të lexuarat