Nga Policia Komunale kanë njoftuar se, në bashkëpunim me ndërmarrjen „Veprimtaritë Komunale“, të mërkurën mbrëma kanë kryer aksionin e kapjes së bagëtive të lëshuara dhe të atyre që nuk u identifikuan me numrin e shërbimit veteriner.

Thuhet se aksioni do të vazhdojë ditët e ardhshme deri në eliminimin e këtij problemi në tërë territorin e Komunës.

Në Policinë Komunale theksojnë se është bërë përparim i madh në zgjidhjen e këtij problemi, por jo i mjaftueshëm që ky fenomen të çrrënjoset tërësisht.

Flash Lajme

Më të lexuarat