“SOS telefoni për femra dhe fëmijë viktima të dhunës –Ulqin në kuadër të projektit “Toleranca është zgjedhja jonë”, e mbështetur nga “Juventas” përmes  programit “Koalicioni kundër dhunës bashkëmoshatare”  në shkollat malazeze , financuar nga BE, organizon  tryezë të  rrumbullakët për përfaqsuesit e institucioneve përkatëse për mbrojtje nga dhuna bashkëmoshatare ,dhe dhuna në familje, OJQ-të dhe media.

Të mërkurën, 16 tetor 2019 në ora 11:00 në hotelin “NOBEL”.

Të gjithë pjesëmarrësit do të kenë mundësi të diskutojnë, dhe  të shkëmbejnë njohuri, dhe përvoja në fushën e dhunës së të rinjve, dhe mbrojtjen ndaj  tyre. Gjithashtu do t’i lihet  hapësirë  përcaktimit të problemeve kryesore operative, dhe pengesave të mundshme të shkaktuara nga  vendimet e reja ligjore.  Po ashtu do të shqyrtohet mundësia e bashkëpunimit të mëtutjeshëm dhe veprimit të përbashkët.

Flash Lajme

Më të lexuarat