Mbledhja do të mbahet të hënën më 23.12.2019 ( e hënë ), me fillim në ora 11:00 në Sallën e Madhe të Kuvendit të Komunës së Ulqinit. 

– Miratimin i procesverbalit nga mbledhja e parë e seancës së dytë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit  të mbajtur më 28.10.2019 dhe i seancave të jashtëzakonshme të mbajtura me 28.10.2019 dhe 31.10.2019.

  1. Pyetjet dhe përgjigjiet e këshilltarëve,
  2. Propozim Programi i punës së Kuvendit të Komunës së Ulqinit për vitin 2020,
  1. Propozim Vendimi për Buxhetin e Komunës së Ulqinit për vitin 2020,
  2. Informatë mbi dëmin e shkaktuar nga zjarri në Ullishtën e vjetër në Ulqin,
  3. Propozim Vendimi për dhënien e pëlqimit në vendimin e Kryetarit të Komunës nr. 01-374/19 dhe 01-375/19 të datës 29.11.2019 për ndarjen e ndihmës financiare dhe në mall, Qeverisë së Republikës së Shqipërisë,
  4. Propozim Vendimi për Ngritjen e Përmendores së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut,
  5. Propozim Vendimi për nxjerrjen e Planit lokal të aksionit për arritjen e barazisë gjinore në Komunën e Ulqinit,
  6. Propozim Vendimi për nxjerrjen e Planit lokal për inkluzionin e Romëve dhe Egjiptianëve për periudhën 2020-2023 në Komunën e Ulqinit,
  7. Propozim Vendimi për transportin e auto-taksive në territorin e komunës së Ulqinit,
  8. Propozim Vendimi për linjat publike të transportit të udhëtarëve në trafikun urban dhe periferik në territorin e Komunës së Ulqinit,
  9. Propozim Vendimi për dhënien e pëlqimit në Statutin e SHPK Ujësjellës dhe kanalizim”,
  10. Propozim Vendimi për ndryshimet dhe plotesimet e vendimit për përcaktimin e kompensimit për rregullimin, shfrytëzimin dhe shfrytëzimin e përkohëshëm të tokës në pajtim me Planin e objekteve të përkohëshme dhe
  11. Propozim Vendimi për ndryshimet dhe plotësimet e vendimit për kalimin e të drejtës së pronësisë.

Flash Lajme

Më të lexuarat