Organizata Nacionale Turistike e Malit të Zi në bashkëpunim me organizatat lokale turistike dhe bizneset turistike po prezantuan ofertën turistike në panairin “Ferien Messe”, i cili mbahet nga e enjtja deri të dielën në Vjenë, njoftohet nga ky institucion.

“Në këtë panair, i cili grumbulloi më shumë se 800 ekspozues nga mbi 70 vende të ndryshme, vizitorëve i prezantohet oferta e Malit të Zi me theks në segmentet dielli dhe deti, sporti dhe aventura, tura dhe kultura, turizmi natyror dhe fshatar, si dhe turizmi i kampingut”, thuhet në kumtesë.

Ofertën e vet në Vjenë e prezantojnë edhe Organizata Turistike e Ulqinit dhe Karisma Hotels Adriatic.

Flash Lajme

Më të lexuarat