Deklaratë për opinion e drejtorit të SHPK “Veprimtari Komunale” Ulqin Skender Kaleziqi.

Mos faturimi i personave juridik (bizneseve) të cilët nuk e ushtrojnë aktivitetin e tyre, që ishte rekomandim i Kryetarit të Kuvendit të Komunës së Ulqinit z.

Ilir Çapunit, është i paraparë me dispozitat e Ligjit për Veprimtaritë Komunale dhe ato dispozita respektohen me përpikëri, pavarësisht situatës.

Po ashtu, rekomandimi sa i përket lehtësirave për personat fizik, përkatësisht për amvisëritë dhe qytetarët, është trajtuar dhe shpjeguar nga Qeveria e Malit të Zi, përmes ministres së ekonomisë Dragica Sekuliq.

Nuk është e tepërt të theksojmë edhe një herë se sa sfidë serioze për vendin tonë është kërcënimi i përhapjes së virusit COVID 19 dhe sa e rëndësishme është që shteti, Komuna, institucionet dhe shërbimet ta bëjnë punën e vet. Prandaj, në këtë situatë, nuk ka vend për aktivitete partiake dhe as iniciativa me karakter partiak. Në vend të kësaj, është jetike që të përqendrojmë të gjitha energjitë tona në punën e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim në krye me kryetarin e Komunës z. Loro Nrekiq, e pastaj të ndjekim rekomandimet e këtij shtabi dhe të Trupit Nacional Koordinues për luftë kundër sëmundjeve infektive.

Në fund, dua të cek që me plotë të drejtë punëtorët e shërbimeve tona, në një nga prononcimet tuaja në media, i quajtët “Luanët e Ulqinit”. Janë pikërisht ato, të cilët duke rrezikuar shëndetin e tyre, punojnë pareshtur për të siguruar mbrojtjen e qytetarëve të Ulqinit. Prandaj, ne si funksionarë kemi përgjegjësi të veçantë që të sigurojmë dhe kontribuojmë në mbarëvajtjen e punës së tyre, qoftë edhe duke paguar një faturë mujore!

Flash Lajme

Më të lexuarat