Një skuadër e Ndihmës së Shpejtë Mjekësore në Ulqin prej dje janë në izolim, sepse kishin kontakt me pacientin i cili ishte pozitiv në koronavirus, mëson Portali Ul-info.

Këtë informatë na e pohoi edhe Dr.

Lilana Joviqeviq, e cila tha se personat nga një turn i Ndihmës së Shpejtë në Ulqin janë nën mbikëqyrjen profesionale të shërbimit epidemiologjik.

“Ato do të jenë në vetizolim 14 ditë, siç është paraparë me rregullore”, tha ajo duke shtuar se në komunat e Ulqinit dhe Tivarit nën mbikëqyrje janë gjithsej 430 persona.

Flash Lajme

Më të lexuarat