Futbollisti i ri i „Otrant Olimpikut“, shtetasi i Rusisë, Andrey Napollov (20) falënderoi udhëheqësit e këtij klubi dhe lojtarët që në këtë situatë të vështirë të epidemisë së koronavirusit po i ndihmojnë pa reshtur.

„Faleminderit! Këto ditë ndihma juaj do të thotë shumë për mua, meqë jam i ndarë nga familja ime. Faleminderit shumë! Ju dëshirojë të gjithëve shëndet të mirë dhe shumë fat. Të gjithë së bashku do ta kalojmë këtë periudhë të tmerrshme të planetit“, tha Napollov.

Ai i porositi futbollistët që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre në mënyrë që së shpejti të kenë mundësi të luajnë prapë.

Flash Lajme

Më të lexuarat