Sipas të dhënave të Institutit për Shëndetin Publik, edhe një person tjetër nga territori i Komunës së Ulqinit ka rezultuar i infektuar me koronavirus.

Siç mësojmë, testimi është bërë dje, dhe jo në Ulqin.

Kjo do të thotë se numri i përgjithshëm i personave që ishin pozitiv me virusin e ri nga kjo komunës u rrit në 11.

Një person, i moshës 74 vjeçare, ndërroi jetë të hënën nga pasojat e infektimit me këtë virus.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All