Kurdo që ndeshem me veprën e re të dr. Gani Karamanagës, kam vështirësi që t’isqaroj vetes dhe të tjerëve përkushtimin e këtij humanisti të veçantë lidhur me vendlindjen e tij. Edhe pse toponimi “Olcinum”, që moti i vulosur në hartat e botës si një vend i njohur detar në brigjet e detit Adriatik, kam ndjesinë se ngulitja e këtij vendi në zemrat e banorëve të tij është merita themelore e dr.

Karamanagës. Edhe nëse flet për njerëzit, zakonet, historinë, kulturën e këtij qyteti, autori nuk i fsheh subjektivitetin dhe dobësitë e veta kur përshkruan veçoritë e tij. Ndërmjet të tjerash, librit më të ri t; Ganiut, i shkon përshtat proverba e vjetër latine:

Nemo profeta aceptus est in patria sua”. (Askush nuk mund të bëhet profet në vendin e vet).

Kryesisht, kjo proverbë qëndron tek të gjithë në variante të panumërta dhe përgjithësisht ka synim që të thotë, si Napoleoni, “unë jam mbret për të gjithë, përveç për shërbëtorin tim personal “. Gjegjësisht, për të qenë i respektuar nga të gjithë, është e domosdoshme që mjedisi që na rrethon të dijë sa më pak dobësi tuaja e që është e pamundur kur je përherë i afërt dhe në kontakt të përditshëm me të. Proverba e cekur mund të jetë devijim i modestisë së lindur, por njëherësh edhe thirrje për të parë se ku jemi.

Autori, me veprat e tij të fundit, ka hyrë në zemër të Ulqinit (Qyteti i Vjetër), kapërshkruar atë që nuk e kemi ditur, por edhe na ka vënë në dukje disa simptome të “sëmundjeve”, të cilat nuk janë vetëm fizike, por edhe emocionale.

Titulli është i thjeshtë “Monumentet”- përmendoret.

“Ndonëse bërthama e qytetit është kryesisht në gjendje jo të mirë dhe të dobësuara, megjithatë në një masë të mirë janë ruajtur gjurmë të shumta me një rëndësi historike të funksioneve tradicionale, të cilësive projektuese dhe vlerave arkitektonike”- thekson autori në përshkrimin e Kalasë së Ulqinit duke refuzuar të jetë “i mëshirshëm” ndaj shekujve në themelet e saj dhe kohës në damarët e saj. Ajo për autorin duhet të jetë përherë “e re, vitale, e pakapërcyeshme” dhe këtë gjë e tregon përmes shembujve të përmendoreve, të cilat dëshmojnë dhe flasin.

Është e logjikshme që të gjitha tregimet fillojnë që nga klasat e para të shkollës (mejtepi) dhe nga ata që ishin pronarë të diturisë.

Çdo rrëfim mbi monumentet e vjetra përmban të dhënat për atë që i ka ndërtuar, rrënuar, rindërtuar nëpër mijëvjeçare. Dhe çdo kush ka pasur arsye për diçka të tillë, siç ka gjetur strehim në këtë qytet edhe mistiku i famshëm hebre Sabatai Cevi në “Kullën e Balshajve”, derisa në shumë lokalitete brenda qytetit u ringjallën përjetimet, në mënyrë narrative e letraro-emocionale, me njerëz konkret dhe me ngjarje të cilat i shërbyen autorit të mos rrëfejë tregimin për ngjarjen, por tregimin për vendin brenda të cilit ka ndodhur diçka.

Kush tjetër do të dinte për “Qoshkun i Hajlijes” dhe rrugicën, ku shumëherë jemi mbledhur si mysafirë të familjes Resulbegu, që të dëshmojmë për ata dhe ato “që kanë qenë”, po të mos na kishte rrëfyer autori një segmet të ngjarjes lidhur me këtë toponim dhe kështu me radhë: kullat, shtëpitë, tyrbet, sokakët, shetitjet nëpër qytet në kohë dhe histori, “ringjallja” e së zhdukurës dhe kujtesës.

Zuko Džumhur këtë do ta quante “Hodoljublja”1 , kurse tek dr. Gani Karamanaga kjo është shetitje nëpërmjet kujtimeve dhe thirrje e kohërave të shkuara. Njëkohësisht, përmendorja materiale e kulturës, e paraqitur në kohëra të ndryshme, përveç përshkrimit urbanistiko-arkitektonik, është e plotësuar me rrëfime për njerëzit, të cilët jetën e tyre e kanë kaluar në të. Posaçërisht atyre, të cilët pas vitit 1878, në rethana të reja, u bënë banorë të rëndësishëm të këtij qyteti të përjetshëm.

Në përgjithësi, libri më i ri i dr. Karamanagës është edhe një kontribut për kronikën e qytetit të Ulqinit përmes përshkrimit të trashëgimisë së karakterit monumental, të cilës autori i frymoi jetë konkrete përmes rrëfimeve për njerëzit, të cilët kanë jetuar në këto lokalitete.

Një bollëk ilustrimesh, midis të cilave ka një numër të konsiderueshëm fotografish të rralla, të cilat plotësojnë vizualisht këtë narracion emocionues për të gjithë ato që kanë ambicie dhe nevojë që të depërtojnë më thellë në jetën e Kalasë së Ulqinit.

Flash Lajme

Më të lexuarat