Komuna e Ulqinit dhe Ndërmarrja Publike për Administrimin e të Mirave Detare të mërkurën arritën marrëveshjen për ndërmarrjen e masave intervenuese për mbrojtjen e objekteve të Rivierës së Ulqinit në Adë të Bunës, kumtohet nga Ndërmarrja Publike për Administrimin e të Mirave Detare.

Siç u njoftua, bartës të kësaj pune do të jenë Ndërmarrja Publike dhe Komuna e Ulqinit.

“Komuna e Ulqinit do të marrë pjesë në blerjen e gurit të nevojshëm për krijimin e pendës para objekteve të rrezikuara, ndërsa Ndërmarrja Publike do të marrë pjesë në transportin e 30 kamion gur dhe vendosjen e thasëve me rërë para grumbujve të gurëve. Punimet fillojnë që nesër”, paralajmëruan nga të Mirat Detare.

Flash Lajme

Më të lexuarat