Srgjan Danilloviq nga Plevla u dënua me tre vjet burg për shkak të aksidentit detar në Plazhin e Madh në Ulqin vitin e kaluar, kur humbën jetën shtetasit e Sllovenisë Zejnepe Izahiri (35) dhe djali i saj dhjetëvjeçar Y.I.

, ndërsa lëndime të rënda fizike pësuan vajza e Izahirit J.I. (13) dhe bashkëshorti i saj Petrit Izahiri (36).

“Vijesti” mëson se aktgjykimin e shkallës së parë Danilloviqit, i cili akuzohej se ka kryer veprën e rëndë penale kundër sigurisë në komunikacionin publik, e dha gjykatësja në Gjykatën Themelore në Ulqin Sanja Miroviq.

Sipas padisë, Danilloviq në korrik duke drejtuar skuterin (motorin e ujit) të tipit “sea doo” i cili tërhiqte të ashtuquajturën “bananen” ku ishin Sllovenët, në një moment humbi kontrollin e mjetit lundrues, që shkaktoi aksidentin me anijen “Suka 2”, në pronësi të Ulqinakut A.S., i cili transportonte turistët nga Plazhi i Vogël në Plazhin e Madh.

Flash Lajme

Më të lexuarat