Kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq tha se deri në fillim të qershorit do të përfundojë rikonstruktimi i rrugës deri në Krythë, i cili filloi në tetor të vitit 2017.

Në këtë mënyrë më në fund do të jetë në funksion magjistralja e cila lidh Ulqinin me pikën kufitare Sukubinë me gjatësi 39 kilometra.

Përndryshe, vetëm gjatë fundjavës së kaluar në këtë pikë kufitare, të parën të përbashkët në Evropën Juglindore, kaluan mbi 20.000 njerëz.

Flash Lajme

Më të lexuarat