Me fitoren e djeshme kundër “Arsenalit” në Tivat, me rezultatin 1:0, “Otrant Olimpik” u kthye në vendin e tretë në tabelën e Ligës së Dytë të Malit të Zi me 47 pikë të fituara.

Në xhiron e 31, të dielën me 28 prill, me fillim në ora 16:30, Ulqinakët luajnë ndeshje derbi në fushë të vet.

Mysafirë do të jetë skuadra “Kom”, e cila ka tre pikë më shumë se “Otrant Olimpiku” dhe zë vendin e dytë në tabelë.

Flash Lajme

Më të lexuarat