Haradinaj kërkon nga të gjitha partitë ta votojnë për president: Do të jem roje e Kosovës
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kandidati për president të Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka bërë thirrje gjithë spektrit politik në vend për unifikim në mënyrë që të jetë më e lehtë përballja me sfidat që e presin Kosovën dhe pasojat që ka shkaktuar pandemia.