Sot në Beograd pritet të filloj festivali ‘Mirëdita, dobar dan!”

Sot në Beograd pritet të filloj festivali ‘Mirëdita, dobar dan!”

Organizata të shumta si dhe media nga Kosova janë ndaluar në pikën kufitare në Merdare dhe janë duke u kontrolluar në detaje duke përfshirë edhe posterët e festivalit.

Mbrëmë në Beograd janë mbajtur protesta në kundërshtim të këtij festivali dhe pritet që protesta të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Festivali kulturor do të filloj  sot dhe do të zgjas deri më 1 qershor.

Kallxo.com raporton se dy partolla të policisë së Serbisë janë duke i shoqëruar gjatë udhëtimit për në Beograd pjesmarrësit nga Kosova të festivalit “Mirëdita, dobar dan!”.

“Mirëdita, dobar dan!”, ka prezantuar skenën kulturore dhe shoqërore të Kosovës në Beograd që nga viti 2014.

Festivali organizohet nga Integra (Kosovë), Nisma e të Rinjëve për të Drejtat e Njeriut (Serbi), dhe Iniciativa Qytetare (Serbi), me mbështetjen e Fondacionit Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS), Fondacioni për Shoqëri të Hapur në Serbi, Rockefeller Brothers Fund (RBF), Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës.

Flash Lajme

Më të lexuarat